Real Madridi kërkon fitoren e radhës në udhëtim te Osasuna, formacionet zyrtare

Futboll

Real Madridi kërkon fitoren e radhës në udhëtim te Osasuna, formacionet zyrtare

Më: 9 janar 2021 Në ora: 19:53
Foto Ilustrim

Osasuna dhe Real Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë mysafir të Osasunas në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga, takim që do të zhvillohet në Estadio El Sadar nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidanes vjen në formë të lartë me katër fitore dhe një barazim nga pesë ndeshjet e fundit dhe synon tri pikët e radhës.

Në anën tjetër, vendasit kanë tri barazime radhazi në tri ndeshjet e fundit dhe duan së paku një pikë edhe nga ky takim në shtëpi.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Osasuna: Herrera; Vidal, Cruz, Garcia, Oier, R.Torres, R.Garcia, Calleri, I.Perez, Aridane, Moncayola;

Real Madrid: Courtois; Lucas, Varane, Ramos, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Hazard;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat