Selmani sqaron situatën e tij: Kosova, Shqipëria apo Suedia?

Futboll

Selmani sqaron situatën e tij: Kosova, Shqipëria apo Suedia?

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:25
Selmani sqaron situatën e tij: Kosova, Shqipëria apo Suedia?

Astrit Selmani po jeton ëndrrën, pas suksesit me Varbergs BoIs është transferuar tek skuadra e Hammarby, aksioner i të cilës është edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Së fundmi, 23 vjeçari dha një intervistë për “Expressen”.

Ai në këtë intervistë foli rreth situatës së tij, duke treguar se si janë raportet e tij me Kosovën, Shqipërinë dhe Suedinë.

“Kam pasur kontakte me Kosovën ditëve të fundit, ata më kanë telefonuar. Ishte thjeshtë një bisedë e shkurtër dhe jo diskutim i gjatë. Të paktën ata shfaqën interes për mua, të shohim se çfarë do të ndodhë”- tha Selmani në lidhje me Kosovën, teksa për Shqipërinë dhe Suedinë kishte fjalë të tjera.

“Shqipëria nuk më ka kontaktuar ende, por me siguri që do të interesohen, ndërsa nga Suedia nuk ka pasur asgjë deri më tani”- përfundoi Selmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat