Bytyqi asiston në debutim, paraqiten edhe dy shqiptarë tjerë për Konyasporin

Futboll

Bytyqi asiston në debutim, paraqiten edhe dy shqiptarë tjerë për Konyasporin

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:33
Bytyqi asiston në debutim, paraqiten edhe dy shqiptarë tjerë për Konyasporin

Zymer Bytyqi debuton me ekipin e ri, Konyaspor por dolën pa pikë si mysafirë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Karagumruk, në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit turk. 

Sokol Cikalleshi u paraqit standard, ndërsa Erdon Daci u aktivizua nga minuta e 56-të dhe Bytyqi nga ajo e 75-ta, por nuk ia dolën në këtë sfidë. 

Cikalleshi  u zëvendësua në minutën e 75-të. Në minutën e 84-të, Bytyqi asiston ndërsa Jevtoviq ngushton humbjen në 2:1. 

Bertolacci (66') e Ndiaye (81') shënuan për fitoren e vendasve.  

Karagumruk zë vendin e tetë me 24 pikë dhe ka dy më shumë se Konyaspor dy pozita më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat