Ramos dhe Reali nuk po arrijnë një marrëveshje

Futboll

Ramos dhe Reali nuk po arrijnë një marrëveshje

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:31
Ramos dhe Reali nuk po arrijnë një marrëveshje

Ramos dhe Reali nuk po arrijnë një marrëveshje, United përgatit kontratën dyvjeçare për spanjollin!

Real Madridi nuk është duke ia dal të rinovojë kontratën e qendërmbrojtësit Sergio Ramos.

Kapiteni kërkon rinovim për dy vite me pagë të rritur, derisa të "Los Blancos", kjo ofertë shihet si e papranueshme.

Reali i ka ofruar rinovim për një vit me pagë të njëjtë ose për dy vite me 10 për qind zbritje, ndërsa Ramos i ka refuzuar të dy.

Nga kjo situatë është duke përfituar Manchester Unitedi që ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin dhe tashmë kanë përgatitur ofertën e parë.

Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, "Djajtë e Kuq" do t’i ofrojnë kontratë dyvjeçare me çdo pagë që e do lojtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat