Barcelona - Mabetex Prishtina, ky është rezultati përfundimtar në Champions League

Futboll

Barcelona - Mabetex Prishtina, ky është rezultati përfundimtar në Champions League

Nga: K.Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 19:52
Mabetex Prishtina

Barcelona me lehtësi e ka mposhtur Mabetex Prishtinën, me rezultat 9:2, në kuadër të 1/16-ës së finales së Champions League në futsall. 

Kampioni në fuqi i Evropës ishte shumë më i mirë ndaj kampionit të Kosovës. 

Gjithçka ishte e qartë në pjesën e parë kur katalunasit avancuan me rezultat 5:1.

Për Barcelonën shënuan Dyego (12'), Esquerdinha (13', 21' e 31), Shiraishi (15'), Joselito (17'), Rodriguez (19'), Povill (33’ e 38’) dhe për Mabetex Prishtinën realizau  Dervisha (18') e Ibishi (26’).

Mabetex Prishtina eliminohet, ndërsa Barcelona kualifikohet në të 8-tën e finales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat