“Statistikat e Hazard janë të frikshme”, në Madrid kanë humbur durimin me belgun

Futboll

“Statistikat e Hazard janë të frikshme”, në Madrid kanë humbur durimin me belgun

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:21
Hazard

Eksperienca në Madrid duhej të ishte një ëndërr, por është transformuar në një makth. Belgu duhej të merrte vendin e Cristiano Ronaldo-s, por shifrat dhe rendimenti as që i afrohen kontributit të dhënë nga portugezi në Madrid.

Hazard ka përfunduar në bankën e të akuzuarve pas humbjes ndaj Bilbao-s, që ka sjellë eliminimin e Los Blancos nga Superkupa e Spanjës.

Trajneri Zidane është i vetmi që ka akoma besim  te belgu, ndërsa tifozët e kanë humbur durimin. Edhe Mijatovic, siç ka raportuar AS, nuk duron dot më.

“Nuk më kënaq aspak. Ka pësuar shumë dëmtime, por deri tani nuk ka dhënë asgjë për skuadrën. Kam parë disa statistika dhe më kanë trembur”.

“E kuptoj se duhet të kihet durim, por në ndeshje vendimtare si ajo kundër Bilbao-s ndoshta nuk duhet të aktivizohet nga minuta e parë. Jemi mësuar duke e parë Real-in të luajë mirë pa Hazard dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë ish-sulmuesi i Los Blancos.

Problemet e Hazard në Madrid nuk kanë kaluar pa u vënë re në Londër, ku belgu ka shprehur maksimumin e potencialit të tij dhe ka kontribuuar në fitimin e trofeve kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas Football London, tifozët e Chelsea-t janë gati ta përqafojnë përsëri ish-idhullin e tyre. Vetë Hazard, kur është larguar nga Londra, ka premtuar se do të kthehej, herët ose vonë, në Stamford.

“Kur do ta kem mbaruar kohën time në Madrid, do të kthehem”.

Problemi është se  koha e tij në Madrid nuk ka filluar kurrë.  Dhe kjo mund ta përshpejtojë kthimin e tij në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat