Derbi d’Italia: Interi dhe Juventusi me disa mungesa në formacionet zyrtare

Futboll

Derbi d’Italia: Interi dhe Juventusi me disa mungesa në formacionet zyrtare

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:47
Ilustrim

Interi dhe Juventusi po takohen në kuadër të javës së 18-të në Serie A në atë që njihet edhe si Derby d’Italia.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin Giuseppe Meazza.

Për këtë sfidë, Nerazzurët do të jenë pa lojtarët si, Danilo D’Ambrosio dhe Mattia Vecion që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Paulo Dybalan, Franco Israel, Hamza Rafia që janë të lënduar, derisa  Matthijs de Ligt vazhdon të jetë i infektuar me coronavirus.

Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Frabotta; Morata, Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat