Angel di Maria drejt rikthimit në Premierligë, por jo te Unitedi

Futboll

Angel di Maria drejt rikthimit në Premierligë, por jo te Unitedi

Më: 17 janar 2021 Në ora: 23:07
Angel di Maria

Sulmuesi i PSG-së, Angel di Maria mund të rikthehet në Premierligë te Tottenhami,

Argjentinasi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” në sezonin 2015/15, por zhgënjeu dhe u largua qysh pas 12 muajve.

Sidoqoftë, të “Parisienët” ka qenë i mrekullueshëm këto pesë vitet e fundit duke shënuar 86 gola dhe dhuruar 101 asistime në 241 paraqitje, gjithashtu ka fituar 16 trofe.

Pavarësisht kësaj super forme, kontrata i skadon në verë dhe thuhet se dëshiron një sfidë të re larg kampionit të Francës.

Juventusi ka shprehur interesim, mirëpo edhe Jose Mourinho është i hapur për ribashkimin me argjentinasin.

Dyshja punuan se bashku të Real Madridi dhe tekniku portugez shpreson ta transferojë si agjent i lirë, vetëm nëse lojtari pranon ta zbres pagën prej 210 mijë euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat