Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës

Futboll

Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:44
Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës

Sulmuesi i ri kuqezi ka folur për herë të parë si lojtar i Shkëndijës. Rubin Hebaj tashmë mendon si kuqezi. Sulmuesi 22 vjeçar bëhet anëtar i ri i Shkëndijës, pasi sot firmosi kontratë me kuqezinjtë. Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, shkodrani është prononcuar për kanalin zyrtar të klubit.

"Ndjehem shumë mirë në fakt. Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëdija. 

Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptarë që i kam ndjekur edhe në televizor ka qenë edhe Shkëndija për arritjet që ka pas. Gjithsesi vetë projekti i klubit më bëri të pranoj dhe me ardhë të firmos kontratën këtu për të bërë më të mirën për klubin.

Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndjehem sikur jam në shtëpinë time. Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta për të bërë një sezon shumë të mirë.

Besoj që nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues normal dhe ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time. Besoj pjesa tjetër do ngelet ta tregoj në fushë.

Ishte ditë e lodhshme sot, sepse rruga ishte e gjatë, testimet, ardhja në klub, vizitat mjekësore në One Hospital, kthimi pastaj. Gjithsesi u bë për një qëllim të mirë, prandaj e mora me pozitivitet dhe u kënaqa.

Kush si njeh ‘Ballistët’!? Edhe kur kam pa Shkëndijën, por edhe kombëtaren i kam ndjek dhe kam pa atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo. Shpresoj që sa më shpejtë kjo periudha e pandemisë që të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e ‘lojtarit të 12-të’.

Për titullin? Besoj shumë, sepse Shkëndija ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit", tha Hebaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat