“Frymëzimi për gjeneratat e reja”, Meta dekoron Shkëlqim Muçën

Futboll

“Frymëzimi për gjeneratat e reja”, Meta dekoron Shkëlqim Muçën

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:35
Ilir Meta, Shkëlqim Muça

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” ish futbollistin dhe ish trajnerin e njohur Shkëlqim Muça.

Sipas kreut të shtetit, jashtëzakonisht i talentuar dhe virtuoz me topin, asistues brilant, i dalluar për fantazinë në fushën e blertë, sulmues befasues dhe gjuajtës rezultativ, Shkëlqim Muça u kthye në burim frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve.

Presidenti Meta: Për tifozët bardheblu dhe ata kuqezi, por jo vetëm, Shkëlqim Muça është padyshim një nga legjendat e futbollit tonë.

Ai hyri me meritë në historinë e sportit shqiptar, si truri, dirigjenti dhe protagonisti i shumë arritjeve të “17 Nëntorit” dhe Ekipeve Kombëtare, duke nisur me suksesin si titullar me “Shpresat” në 1981, si kampionë të Ballkanit, për të vijuar me disa tituj Kampion dhe Kupa Republike me “Tironën vija-vija”.

Jashtëzakonisht i talentuar dhe virtuoz me topin, asistues brilant, i dalluar për fantazinë në fushën e blertë, sulmues befasues dhe gjuajtës rezultativ, Shkëlqim Muça u kthye në burim frymëzimi për gjeneratat e reja të futbollistëve.

Sportdashësit e viteve ’80 e mbajnë mend shumë mirë kur bashkohej në sulm me Mingën dhe Kolën, treshja e papërballueshme për kundërshtarët, që shënoi rreth 400 gola, nga të cilat 87 vetë Muça.

Pa harruar kontributin e tij të vyer në fitoren 2-0 me Belgjikën e madhe të asaj kohe, ku padyshim ai mbajti një peshë shumë të madhe.

Në vlerësim të talentit, kontributit dhe rezultateve të larta të arritura, si futbollist e si trajner, duke nderuar fanelën bardhë e blu dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare sportive, kisha sot kënaqësinë e veçantë të nderoj Shkëlqim Muçën, me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat