Alarmohet Barça, dy futbollistë kundërshtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Futboll

Alarmohet Barça, dy futbollistë kundërshtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:56
Foto Ilustrim

Skuadra e Cornellas ka konfirmuar dy raste pozitive ndaj COVID-19, pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Barcelonës, në kuadër të Copa del Rey.

Cornella ka konfirmuar se dy futbollistë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, pas ndeshjes ndaj Barcelonës që këta të fundit triumfuan në vazhdime në kuadër të Copa del Rey.

Tani, lojtarët janë izoluar dhe po ndjekin protokollin anti-COVID-19, ndërsa Barcelona ende nuk ka treguar ndonjë rast të ri dhe pritet të bëhen testime tek kampi i “Blaugranëve”.

Cornella u eleminua nga Barcelona në kohën shtesë me golat e Dembele dhe Barithwaite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat