Gjilani triumfon ndaj skuadrës shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Futboll

Gjilani triumfon ndaj skuadrës shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Nga: K.G. Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:40
Gjilani triumfon ndaj skuadrës shqiptare, nënkampion vjeshtor i Malit të Zi

Skuadra e Gjilanit sot ka shënuar fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Deçiqit nga Tuzi, në miqësoren që u zhvillua në Durrës. Skuadra shqiptare Deçiqi është nënkampion vjeshtor i Malit të Zi dhe me synime që të ruajnë pozitën e dytë deri në fund të kampionatit.

“Skuadra e jonë sot zhvilloi ndeshje testuese, ku për kundërshtar kishte skuadrën nga Tuzi, FC Deçiqi, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat minimal 1:0. 

Golin e vetëm në përballje e realizoi futbollisti jonë, Gerhard Progni.

Ishte kjo një mundësi e mirë e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, për ta analizuar formën e skuadrës gjatë këtyre përgatitjeve, ku vlen të ceket se futbollistët po punojnë me ritme mjaft të larta për ta arritur formën optimale para fillimit të pjesës së dytë kampionale. 

Futbollistët të cilët nisën takimin për skuadrën tonë ishin: Koliçi, Halili, Fustar, Veliu, Sorsa, Hila, Useini, Musolli, Progni, Hajdari, Nikaç”,njofton SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat