Haziri për Superkupën e Kosovës: Uroj për fair-play, fituesi dihet

Futboll

Haziri për Superkupën e Kosovës: Uroj për fair-play, fituesi dihet

Më: 23 janar 2021 Në ora: 11:51
Haziri për Superkupën e Kosovës: Uroj për fair-play, fituesi dihet

Kampionia në fuqi, Drita dhe fituesja e Kupës, FC Prishtina do të përballen mes vete për trofeun e Superkupës së Kosovës.

Rivalët e vjetër të futbollit do të përplasen në stadiumin “Mardan” të Antalisë.

Është kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri që u ka dhënë mbështetje futbollistëve të Dritës në këtë përballje.

Haziri në “Facebook” ka uruar që ndeshja të jetë fair-play dhe se sipas tij fituesi dihet.

"Në pritje të super ndeshjes për Superkupën e Kosovës, Drita-Prishtina, e cila zhvillohet sot në ora 12:00, në Antalya. Uroj për fair-play, a fituesi dihet. #KrenarMeKampionin", ka shkruar i pari i Komunës së Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat