Pesë gola në sfidën Manchester Utd - Liverpool! Shaqiri 9 minuta, ja kush kualifikohet 

Futboll

Pesë gola në sfidën Manchester Utd - Liverpool! Shaqiri 9 minuta, ja kush kualifikohet 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 19:52
Pesë gola në sfidën Manchester Utd - Liverpool! Shaqiri 9 minuta, ja kush kualifikohet 

Në stadiumin "Old Trafford" në Manchester, u zhvillua ndeshja mes dy skuadrave më të mira angleze, Manchester Utd dhe Liverpool. 

Manchester Utd ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e vlefshme të 16-ës së finales së FA Cup (Kupa e Anglisë). 

Ndeshje me kthesa në rezultat dhe me pesë gola, por “Djajtë e kuq”, ia dolën që të shkojnë më tej. 

Image

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, u paraqit në nëntë minutat e fundit për Liverpoolin, por dot që të barazojnë shifrat. 

Futbollistët Greenwood (26'), Rashford (48') e Fernandes (78') shënuan për Manchester Utd dhe Salah (18' e 58') për Liverpoolin. Lideri i Premier League eliminon kampionin në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat