Valon Behrami 35 vjeç por nuk di të ndalet, gati transferimi në Rusi

Futboll

Valon Behrami 35 vjeç por nuk di të ndalet, gati transferimi në Rusi

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:53
Valon Behrami

Gjatë merkatos së janarit, Valon Behrami pritet të largohet nga Genoa.

“Sky Italia” raporton se Zeniti i Shën Petersburgut është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar. 35-vjeçari ka një vit që luan te Genoa, ku ka regjistruar 30 paraqitje në Serie A.

Në dy dekadat e fundit, Behrami ka pasur karrierë të bujshme duke luajtur tek disa skuadrat më të njohura evropiane si, Lazio, Napoli, West Ham, Fiorentina, Watford e Udinese.

Po ashtu, Behrami ka marrë pjesë katër herë në kampionatin botëror të futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat