“Më tha s’jam dakord, i thashë je punëdhënës – merru me projekte”, Nevil Dede zbulon prapaskenat e largimit nga Tirana

Futboll

“Më tha s’jam dakord, i thashë je punëdhënës – merru me projekte”, Nevil Dede zbulon prapaskenat e largimit nga Tirana

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:05
Nevil Dede

Në ditën e sotme erdhi një lajm “tronditës” nga klubi i Tiranës.

Tek skuadra e Tiranës sot u largua trajneri Nevil Dede, pak orë para ndeshjes me Laçin, e cila u zhvillua nga ora 13:45, në kuadër të xhiros së 16’të të Kategorisë Superiore.

Ish trajneri i Tiranës, Nevil Dede ka folur gjërë e gjatë për këtë – ku ka zbuluar gjithçka.

REFIK HALILI DHE MOSMARRËVESHJET ME TË – “Nuk është e vërtetë, s’kam pasur takim me presidentin Halilin dje. E vërteta është e tillë që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin, na mungonte vetëm Batha, ishte humbje e rëndësishme e jona. Unë mundohem ta pergatisë ndeshjen sa më mirë, mendova që grupi do të ishte i bashkuar dhe në momentin që shkova në stadium, unë bëra zgjedhjet e mia, ne fund fare me presidentin, tha se s’jam dakord, në fund fare më mirë në kendvështrimin tim duhet ishte të luajme kështu si i thash unë. I bëra me dije që ti je punëdhënës, unë punëmarrës, une stërvis lojtarët, ti vazhdo me projektet. Në fund unë i thash që s’kemi të njejtën mendim dhe të njejtën logjikë dhe i thash se jemi miq dhe do të jemi gjithmonë”, tha fillimisht Nevil Dede në SuperSport.

NDËRHYRJET – “Unë kam një mendim ndryshe me klubin dhe pse kisha kontratë dy vjeçare me klubin, kjo s’ka problem.  Jo asnjëherë nuk më ka ndërhyrë presidenti, përveç sot. Bashkëpunimi mbaron këtu dhe jeta vazhdon, kaq.”

MENDIMET E NDRYSHIME – “Emri nuk bën lajm asnjëherë, Nevil Dede nuk është më i madh se Tirana. Akteri më i madh i klubit të Tiranës është akademia dhe tifozët e Tiranës. Jam krenar me lojtarët që kam stërvitur, nuk më kanë zhgënjyer asnjëherë. Nuk ndajtëm të njëjtin mendim në zhvillimin e klubit, në momentin që s’u bë kështu – bashkëpunimi mbaroi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat