Astrit Hafizi ka sulmuar rëndë presidentin e Tiranës, Refik Halilin.
Ai ka thënë se Refik Halili nuk e do Tiranën, duke ia përmendur gjithashtu edhe Grenti Halilin, të birin, për të cilin mendon se aktivizohet edhe kur nuk e meriton dhe pastaj fajësohen e shkarkohen trajnerët.
“Ti nuk e do Tiranën, ti e ke bërë pronën e tij”, tha Hafizi në SuperSport para pak çastesh.
“Djali i Halilit futet dhe largohen trajnerët! Është e thjeshtë fare. Grenti është futur që të luajë kur nuk e ka merituar, pasi ka të tjerë më të mirë. Nëse e fut në lojë, atëherë nuk ke rezultate. E kur nuk ka rezultate, e pëson trajneri”, kishte thënë Hafizi gjatë ditës poashtu në SuperSport.