Shitjet dhe huazimet i sigurojnë Realit 102 milionë euro për Mbappen

Futboll

Shitjet dhe huazimet i sigurojnë Realit 102 milionë euro për Mbappen

Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:34
Kylian Mbappe

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe mbetet prioritet për presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Me “Los Blancos” që janë afër të huazojnë Martin Odegaardin në Arsenal për pjesën tjetër të sezonit do fitojnë dy milionë euro plus skuadra angleze do paguajë pagën e plotë të norvegjezit.

Paratë për Realin në këtë kohë janë shumë të rëndësishme, ngase klubi thuhet se humbi 91 milionë euro nga pandemia e COVID-19, andaj do ta këtë të vështirë të nënshkruajë me Mbappen.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh huazimet dhe shitjet në edicionin që lamë pas, Reali thuhet se ka fituar rreth 102 milionë euro.

Maroku Achraf Hakimi u shit për 40 milionë euro te Interi, Sergio Reguilon te Spurs për 30 milionë euro. Oscar kaloi te Sevilla për 15 milionë euro, pra të tri transferimet vlejnë 85 milionë euro.

Ndërsa, sa i përket huazimeve si Dani Gomez, De Frutos dhe Mayoral, Reali ka fituar rreth 15 milionë euro plus dy milionë euro huazimi i Odegaardit, gjë që e dërgon vlerën në 102 milionë euro që ndoshta do jenë të mjaftueshëm për të nënshkruar me Mbappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat