Tifozët e Manchester United të papërmbajtshëm, reagon ashpër Rashford pas komenteve raciste

Futboll

Tifozët e Manchester United të papërmbajtshëm, reagon ashpër Rashford pas komenteve raciste

Më: 31 janar 2021 Në ora: 08:51
Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford thotë se ai mori shumë komente raciste pas ndeshjes së djeshme ndaj Arsenalit.

Skuadra e tij barazoi 0-0 me Arsenalin dhe lojtari dështoi në disa raste për të shënuar, andaj u bë subjekt i disa komenteve negative, disa prej tyre edhe raciste.

“Unë jam një person me ngjyrë dhe jetoj çdo ditë krenar që këtë fakt”,  shkroi Rashford në reagimin e tij në Twitter.

“Askush, nuk do të më bëjë të ndihem ndryshe. Kështu që më vjen keq nëse po kërkoni një reagim të fortë, thjesht nuk do ta merrni këtu. Nuk po ndaj “screenshots” me ju. Do të ishte e papërgjegjshme ta bëja këtë dhe siç mund ta imagjinoni se nuk ka asgjë origjinale në to”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat