Shaqiri me asistim fantastik, Liverpooli shkatërron West Hamin

Futboll

Shaqiri me asistim fantastik, Liverpooli shkatërron West Hamin

Nga: K.Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:12
Shaqiri me asistim fantastik, Liverpooli shkatërron West Hamin

Xherdan Shaqiri tregon lojë shumë të mirë për kampionin në fuqi, Liverpoolin, duke shënuar fitore bindëse në stadiumin “Olimpic” në Londër, me rezultat 3:1 ndaj West Ham, në kuadër të javës së 21-të të Premier League.  
Futbollisti Mohamed Salah ishte në formën më të mirë, duke shënuar dy gola dhe në anën tjetër Xherdan Shaqiri me asistim fantastik. 

Në minutën e 57-të, Mohamed Salah futet në 16-sh, duke shënuar supergol për epërsinë e Liverpoolit. 

Xherdan Shaqiri në formë, nga një largësi asiston për mrekulli në minutën e 68-të, Salah e finalizon me gol, 0:2.

Në minutën e 84-të, Wijnaldum thellon fitoren në 0:3.  

Dawson në minutën e 87-të, ngushton humbjen në 1:3.
Shaqa luajti 69 minuta duke dhënë maksimumin në fushë.

Liverpooli renditet në vend të tretë me 40 pikë, ka pesë më shumë se West Ham që mban pozitën e pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat