Klauzolat e kontratave: Marrëveshja e Messit nuk është asgjë në krahasim me ato të Neymar, Lavezzi, Gervinho e Silva

Futboll

Klauzolat e kontratave: Marrëveshja e Messit nuk është asgjë në krahasim me ato të Neymar, Lavezzi, Gervinho e Silva

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Kontrata e Lionel Messit është zbulua disa ditë më parë, ku disa detaje të marrëveshjes së argjentinasit me klubin kanë qenë temë e shumë debateve.

Disa nga kushtet e kontratës kanë qenë edhe përfshirja e tij dhe integrimi në kulturën katalanase dhe nevoja për të mësuar gjuhën lokale.

Messi nuk është lojtari i vetëm që ka pasur kushte befasuese të përfshira në kontratën e tij.

Neymar paguhet për duartrokitje të tifozëve

Në vitin 2018, Neymar zbuloi për kanalin televiziv Francez France 2 se ai fiton 370,000 euro shpërblime në Paris Saint Germain thjesht për duartrokitje të tifozëve në fund të ndeshjeve.

Shoku i tij i skuadrës Thiago Silva gjithashtu kishte një marrëveshje të ngjashme në kontratën e tij ku merrte nga 33,000 euro.

Plazhet private

Kur Ezequiel Lavezzi u transferua në klubin kinez Hebei Fortune ai fitonte 55 euro për minutë dhe kërkoi dy shtëpi të mobiluara, dy makina, një kuzhinier personal dhe një shofer.

Kjo nuk e mund shokun e tij të skuadrës Gervinho, i cili mori një plazh privat, një rezidencë, një helikopter dhe bileta avioni për t’u kthyer në shtëpi sa herë që ai dëshironte.

Leje për të festuar

Sipas La Nacion, kur Ronaldinho nënshkroi për Flamengo në vitin 2011 ai kërkoi në kontratën e tij që do ta lejohej që të dilte për të festuar dy herë në javë.

Ish-ylli i Barcelonës gjithashtu kërkoi një shtëpi me një pishinë, një fushë futbolli në plazh dhe katër kamerierë.

Avionë privatë

Argjentinasi Maradona kishte një avion privat gjatë kohës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe që e lejonte atë të fluturonte në shtëpi kur donte të shihte familjen e tij dhe të kënaqej.

Kur i sheh këto gjëra, atëherë klauzolat në kontratën e Messit të duken mjaft normale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat