Deklaroi se 85% e gjyqtarëve mbështesin Realin, Iturralde reagon ashpër ndaj Piques

Futboll

Deklaroi se 85% e gjyqtarëve mbështesin Realin, Iturralde reagon ashpër ndaj Piques

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 09:34
Eduardo Iturralde dhe

Ish-gjyqtari spanjoll, Eduardo Iturralde, ka reaguar ndaj komenteve të mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, i cili tha se 85% e gjyqtarëve e mbështesin Real Madridin.

Sipas “Mundodeportivo”, Gerard Pique kishte deklaruar në një intervistë në kanalin Youtube, ku kishte thënë se ai është i sigurt se “85% e gjyqtarëve janë nga Madridi dhe se “Los Blancos” marrin ndihmë gjyqtarët, kjo krijoi një bujë të madhe në mediat spanjolle dhe madje Federata spanjolle po studion mundësinë e denoncimit të Piques për deklaratat e tij.

Në mes të polemikave, ish-gjyqtari Eduardo Iturralde donte të jepte mendimin e tij për këtë çështje dhe nisi një reagim të fuqishëm ndaj Gerard Piques për dyshimin në profesionalizmin e gjyqtarëve.

“Unë do ti thoja Piques të mos kundërshtonte veten e tij, ose ti beson tek gjyqtarët ose jo. Unë nuk dyshoj në profesionalizmin e tij, por duke ndjekur argumentin e tij, kur ai luajti për Real Zaragoza, a e la Barcelonën të fitonte ndeshjen?”, tha Iturralde, duke aluduar në huazimin e Piqué tek Zaragoza.

Pavarësisht kësaj, Pique do të mund të dënohet për komentet e tij, por se asgjë nuk ka zyrtare dhe nuk dihet se a është hapur ndonjë hetim me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat