Statistikë e tmerrshme, kjo nuk i kishte ndodhur Barçës që nga viti 2004

Futboll

Statistikë e tmerrshme, kjo nuk i kishte ndodhur Barçës që nga viti 2004

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Barcelona mposhti Real Betisin në një ndeshje tejet të vështirë ku u desh të rikthehej nga disavantazhi.

Barcelona arkëtoi tre pikë të rëndësishme ndaj Real Betisit të dielën mbrëma por atyre iu desh që të rikthehen nga disavantazhi për të siguruar fitoren në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas.

Golat për “Blaugranët” i shënuan, fitoren e “Blaugranëve” e vulosën golat e Messi min (59′), autogoli i Ruiz min (68′) dhe Trincao në min (87′).

Edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, kishte kritikuar skuadrën për lojen e shfaqur në pjesën e parë. Koeman tha se pjesa e parë ishte tejet e dobët në aspektin e paraqitjes.

Por, si duket trajneri holandez ka pasur të drejtë, këtë e konfirmojnë edhe statistikat.

Në pjesën e parë, Barceolna nuk regjistroi as një goditje në portë dhe nuk nxorri as një faull në pjesën kundërshtare. Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte sezoni 2003/2004.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat