Ronaldo dhuron para për të ndihmuar një djalë shtatë vjeçar që ka një sëmundje të rrallë

Futboll

Ronaldo dhuron para për të ndihmuar një djalë shtatë vjeçar që ka një sëmundje të rrallë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 18:17
Cristiano Ronaldo

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez kanë dhuruar para për trajtimin e një shtatë vjeçarë i cili vuan nga një formë e rrallë e kancerit.

I riu portugez, Tomas u diagnostifikua me neuroblastoma përsëri në shtator të vitit 2019 dhe pësoi një rikthim tetorin e kaluar.

Prindërit e tij nxorën një mesazh ku kërkonte cilindo që mund të dhuronte dhe ndihmonte në financimin e një operacioni të rëndësishëm.

Motra e Georginas, Ivana e ndau një mesazh në Instagram i cili duket se konfirmon përfshirjen e tyre në këtë kauzë.

Mesazhi thotë: “Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën tënde të madhe. Faleminderit pafund që na ndihmuat në mënyrë që Tomas të ketë qasje në trajtim”.

Tomas tani ndodhet në Spitalin D’Hebron në Barcelona për analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat