Prishtina pas 120 minutave gjunjëzon kampionin, kualifikohet në çerekfinale 

Futboll

Prishtina pas 120 minutave gjunjëzon kampionin, kualifikohet në çerekfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:40
Prishtina pas 120 minutave gjunjëzon kampionin, kualifikohet në çerekfinale 

Prishtina pas 120 minutave gjunjëzon me rezultat 1:0 kampionin në fuqi dhe vjeshtor, Dritën nga Gjilani. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0).

Bardhekaltrit kualifikohet në çerekfinalen e madhe, ndërsa Drita paketon valixhet për në shtëpi.

Gëzim i madh për trajnerin Zekirja Ramadani, për faktin se brenda 3 jave dy herë e mposhtën Dritën, në Antalia (me 23 janar) me 3:1 në finalen e Superkupës së Kosovës dhe sot në të tetën e finales.     

Në minutën e 106-të, Lorik Boshnjaku ka shënuar gol të bukur pas asistimit të Leonit Abazi.

 Drita nga minuta e 117-të, mbetet me një lojtar me pak, përjashtohet Vucaj me karton të kuq, pastaj edhe Brdarovski në atë të 121-tën.

Për trajnerin e Dritës, Ardian Nuhiu, është një humbje dhe eliminim i rëndë, megjithatë i mbetet të vazhdojë rrugën në luftë për mbrojtjen e titullit të kampionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat