France Football dërgoi Messin te PSG, reagon Pochettino

Futboll

France Football dërgoi Messin te PSG, reagon Pochettino

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 19:06
France Football dërgoi Messin te PSG, reagon Pochettino

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino, ka folur edhe për Leo Messi-n në konferencë për shtyp.

“Pas një jave do të ketë kontrolle të tjera, por Di Maria nuk do të jetë kundër Barcelonas. Më vjen keq, sepse është një lojtar i rëndësishëm, por ne kemi një organikë cilësore”, ka thënë Pochettino.

“Messi? Kopertina e France Football që e ka veshur me fanellën e PSG nuk ka lidhje me ne, kemi respekt për futbollistët e klubeve të tjerë”, ka shtuar trajneri argjentinas.

“Futbollistët e një skuadre të caktuar mund të flasin për lojtarë të klubeve të tjera, duke parë se kanë një lidhje shoqërore mes tyre, në këto raste nuk ka asgjë të keqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat