Real Madrid mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Alaban

Futboll

Real Madrid mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Alaban

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:35
Real Madrid mbetet favoriti kryesor për të nënshkruar me Alaban

Fillimisht ishte raportuar se Chelsea po garon me Real Madridin për mbrojtësin David Alaba, mirëpo tani Blutë e Londrës janë larguar nga gara.

ESPN ka raportuar së fundmi se Chelsea janë larguar nga gara për të siguruar shërbimet e Austriakut, pasi ky i fundit nuk pranoi të negocionte për pagën e tij.

28 vjeçari pritet të largohet nga Bayern Munich në qershor, atëherë kur edhe kontrata e tij do të përfundojë.

Real Madrid, thuhet se i ka ofruar një kontratë katër vjeçare Alabas dhe ai do të përfitonte 400 mijë funta në javë.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Los Blancos janë favoritët kryesorë për të nënshkruar falas me Alaban në përfundimin e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat