Statistikat e frikshme të Foden ndaj skuadrave të mëdha në Premierligë

Futboll

Statistikat e frikshme të Foden ndaj skuadrave të mëdha në Premierligë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:16
Phil Foden

Phil Foden me paraqitjen e tij ndaj Liverpoolit, i ka treguar botës se është njëri nga mesfushorët me të mirë në Premierligë.

Të gjithë frikësoheshin për largimin e David Silvas nga Manchsester City, por këtë sezon talenti i ri Phil Foden me paraqitjet e tij të mrekullueshme nuk ka bërë që të ndihet mungesa e spanjollit në fushë.

Edhe pse Foden është lojtar më eksploziv dhe më i shpejtë se Silva, ai është duke prodhuar numra të jashtëzakonshëm ndaj skuadrave të mëdha në Premierligë.

Kundër gjashtë ekipeve kryesore në Premierligë, Foden ka regjistruar 667 minuta lojë, prej të cilave i ka startuar shtatë ndeshje dhe ka shënuar pesë gola dhe katër asistime gjatë  këtyre ndeshjeve.

Kjo do të thotë që Foden, ka shënuar ose ka asistuar çdo 74 minuta në derbit e Premierligës.

Kjo statistikë është edhe më e mirë sesa ndaj klubeve të vogla, me klubet e vogla Foden ka regjistruar 1624 minuta, prej të cilave ka startuar 16 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola dhe dy asistime.

Kjo do të thotë që Foden ndaj ekipeve më të vogla ka regjistuar gol ose asistim çdo 202 minuta.

Tani, Manchester City do të ndeshet me Tottenham Hotspur në kuadër të xhiros së 24-të të Premierligës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat