Ndryshon stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Futboll

Ndryshon stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshja e datës 16.02.2021 (ditë e martë) ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë, e paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur në stadiumin e KF 2 Korriku.

Termini i ndeshjes mbetet i njëjtë, nga ora 12:00.

Kjo ndeshje zhvillohet për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat