Demhasaj shpërthen, shënon gol 30 sekonda pasi futet në lojë

Futboll

Demhasaj shpërthen, shënon gol 30 sekonda pasi futet në lojë

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:16
Demhasaj shpërthen, shënon gol 30 sekonda pasi futet në lojë

Sulmuesi i Kosovës, Shkëlqim Demhasaj vazhdon formën e mirë te Grasshopperi.

24 vjeçari u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të dhe pas vetëm 30 sekondash arriti të realizonte gol kundër Aaraut.

Në përgjithësi ky është goli i 7-të për Demhasajn në 17 ndeshje të zhvilluara në Ligën e Dytë të Zvicrës.

Ndryshe, Grasshoppersi fiton me rezultat 2:1 kundër Aarau.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat