Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas fitores së thellë të Prishtinës

Futboll

Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas fitores së thellë të Prishtinës

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:09
Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas fitores së thellë të Prishtinës

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas fitores ndaj Arbërisë.

Skuadra kryeqytetase fitoi me rezultat të thellë 4:0 në stadiumin e Ferizajt në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“I kënaqur me lojën dhe rezultatin. Pjesa e parë ishte më efektive për ne, arritëm të shënonim tre gola. Pjesën e dytë donim ta menaxhonim rezultatin. Urime futbollistëve të mi. Kemi marr mësim në dy ndeshjet e para kundër Arbërisë. Sot ishte krejt ndryshe. Gjithmonë ju them futbollistëve që duhet garuar me vetveten.

Futbollistët s’duhet të jenë të kënaqur nga vetvetja, gjithmonë mund të japin më shumë. Jemi në rrugën e duhur, po punojmë mirë, kemi disiplinë. Jemi mirë por duhet të kërkojmë më shumë nga vetvetja”, ka thënë Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat