Dybala kërkon ta shpëtojë sezonin e tij më të dobët te Juventusi

Futboll

Dybala kërkon ta shpëtojë sezonin e tij më të dobët te Juventusi

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Paulo Dybala

Kthimi i sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala në fushë mund të jetë ajo që Bianconerët kanë shumë nevojë dhe argjentinasi duket së është gati për aksion kundër Crotones.

“Zonja e Vjetër” ka shënuar vetëm një herë në tre ndeshjet e fundit, ku Federico Chiesa gjeti golin e shpresës në ndeshen ndaj FC Portos në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka nevojë krijimtari, paparashikueshmëri dhe frymëzim, dhe Dybala mund të jetë përgjigjja.

Pas një muaji e gjysmë pushimi, argjentinasi më në fund mund të kthehet për disa minuta, ku Juventusi pret të hënën Crotonen.

Trajneri Andrea Pirlo ka thënë për Sky Sport Italia se Dybala nuk ishte gati as për pesë minuta në humbjen 2-1 ndaj gjigantëve portugez.

Por pritet që Dybala të rrisë intensitetin në stërvitje dhe t’i japë Pirlo një mundësi tjetër në sulm.

Cristiano Ronaldo ka qenë shtylla kryesore në sulm, me Dejan Kulusevski dhe Alvaro Morata që ndërroheshin pranë yllit portugez.

Dybala është në sezonin e tij më të keq te Juventusi që nga bashkimi me këtë klub, me me vetëm 859 minuta në fushë deri më tani, ka kontribuar me tre gola dhe dy asistime.

Lëndimi kundër Sassuolos në janar ishte pengesë më serioze sesa pritej, por 27-vjeçari, ka marrë mesazhe për të pasur ‘fat të mirë’ nga Tom Brady dhe James Harden, dhe tani duket se është gati të kontribuojë.

Pritja ka mbaruar dhe Juventusi mund të ketë nevojë për krijimtarinë e tij, sikurse që presin edhe nga Juan Cuadrado.

Dybala shihet si mbështetës dhe nxitës për Ronaldon, pasi as ky i fundit nuk ka shënuar për tre ndeshjet e fundit.

“Na mungojnë golat e Dybalas”, pranoi Pirlo për Sky Sport Italia.

“Ai mund të na japë një ngritje të cilësisë. Shpresojmë që ai së shpejti të bëhet si një nënshkrim i ri”, deklaroi trajneri .

Juventusi nuk bëri asnjë blerje në janar, edhe pse Pirlo kërkoi një sulmues të ri.

“Paulo ka pasur një vit me të vërtetë të pafat. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm që ne shpresojmë ta kthejmë”,  ka thënë drejtori sportiv Fabio Paratici.

Kontrata e Dybalas me Juventusin skadon në qershor 2022 dhe negociatat për një marrëveshje të re do të duhet të presin derisa ai të shërohet plotësisht dhe të fillojë të kontribuojë përsëri.

Argjentinasi do të kthehet gradualisht në formacion dhe duhet të jepen disa minuta të hënën, pasi ai kërkon një shans për të shpëtuar sezonin e tij më të keq deri më tani me Bianconerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat