Liverpool – Everton, derbi i “ringjalljes”, formacionet zyrtare

Futboll

Liverpool – Everton, derbi i “ringjalljes”, formacionet zyrtare

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Liverpool – Everton

Në kuadër të xhiros së 25 të Premier Ligës angleze, sot do të zhvillohet edhe derbi i zjarrtë ndërmjet rivalëve lokal, Liverpoolit dhe Evertonit.

Të dy këto skuadra janë duke kaluar nëpër një periudhë me rezultate negative.

Skuadra e Jurgen Klopp në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tri humbje duke u renditur në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse ajo e Carlo Ancelottit ka tri humbje, një fitore dhe një barazim në harkun e pesë ndeshjeve të fundit në kampionat duke u renditur në vendin e shtatë me 37 pikë, pra tri më pak si rivali i sotëm.

Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”.

Këto janë formacionet zyrtare:

Liverpool: Alisson, Arnold, Kabak, Handerson, Robertson, Wijnaldum, Jones, Thiago, Mane, Salah, Firmino

Everton: Coleman, Godfrey, Holgate, Keane, Digne, Doucoure, Gomes, Davies, Rodriguez, Richarlison

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat