Josa: Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e para

Futboll

Josa: Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e para

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:30
Josa: Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e para

Trajneri Mirel Josa doli para medieve në prag të ndeshjes ndaj Partizanit. Josa u ndal edhe te ecuria e skuadrës dhe te fakti që të dyka skuadrat janë stërvitur në të njëjtin kompleks.

“Nuk nisem fare se çfarë ka ndodhur në dy ndeshjet e para. Kanë qenë krejt ndryshe. Më intereson vazhdimësia e skuadrës dhe dëshira për të fituar ndeshjen. Të dyja futen për të fituar, nuk ka kënaqësi për barazimin.

E kemi përgatitur ndeshjen në formën tonë për ta përballuar Partizanin për takimin e nesërm. Stërvitja në të njëjtin vend? Është hera e parë që më ndodh kjo gjë në Superiore. Është pak e çuditshme, por nuk kemi ç’tu bëjmë kushteve të tyre. Kështu që nuk ka problem.

Ne i njohim lojtarët e të dyja skuadrave dhe përbërjet e tyre, kështu mendoj se kryesore do jetë të kemi dëshirë për fitoren. Çdo trajner kërkon fitoren për të qenë i qetë për vazhdimësinë. Nuk ka asnjë krahasim me Tiranën, janë ndryshe të dyja skuadrat dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm.

Kam djem në skuadër, që janë shumë të përkushtuar dhe në qoftë se vazhdojnë në të njëjtën formë, unë jam i kënaqur. Unë nuk ndryshoj objektiva, këtë e bën klubi. Jam në një klub, që ka shumë eksperiencë në dekadën e fundit, i ka përmbushur pritshmëritë.

Problemet nuk vijnë vetëm nga mbrojtja. Daja tha se Kukësi për kampion? Nuk më interesojnë fjalët e trajnerit kundërshtar. Nuk ka duel mes dy trajnerëve, nesër luan Kukësi-Partizani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat