Efekti Gerrard, Rangers sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër

Futboll

Efekti Gerrard, Rangers sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Gerrard

Edhe pse është vetëm muaji shkurt, Rangers kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Steven Gerrard është favoriti për të fituar titullin dhe këtë edicion kanë qenë në formë fenomenale.

Nëse shohim statistikat, Rangers kanë fituar 82 pikë në vetëm 30 ndeshje, pra nga 90 të mundshme.

Klubi skocez ka fituar 26 ndeshje, ka barazuar në katër të tilla dhe nuk di për humbje.

Kjo formë e mirë vlen edhe për Ligën e Evropës, derisa në ndeshjen e fundit kanë mposhtur Antwerp në udhëtim me rezultat 3 – 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat