Nuk ka financa për transferimin e Mbappe ose Haaland, Barcelona gjen alternativën te Sociedad

Futboll

Nuk ka financa për transferimin e Mbappe ose Haaland, Barcelona gjen alternativën te Sociedad

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Alexander Isak dhe Erling Haaland

Barcelona është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak.

Katalunasit kohëve të fundit janë lidhur me blerje të mëdha si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por që të realizohen këto transferime duhet paguar shumë para.

Sidoqoftë, shkaku i gjendjes financiare, katalunasit janë duke shikuar opsione më të lira.

Sipas ESPN, Barcelona është duke ndjekur Isak, që është duke shkëlqyer në La Liga me 12 gola në 20 ndeshje.

Isak ka klauzola të lirimit me vlerë 70 milionë euro, por klubi thuhet se po punon që t’ia rinovojë kontratën dhe t’ia rris këtë klauzolë.

Në rast që Haaland dështon, Isak do jetë alternativa kryesore për Barcelonën

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat