Mësohen skuadra gjysmëfinaliste të Kupës në futsall 

Futboll

Mësohen skuadra gjysmëfinaliste të Kupës në futsall 

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Mësohen skuadra gjysmëfinaliste të Kupës në futsall 

23 shkurt, 2021 – Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës në futsall. Ndeshja më interesante e këtij rrethi ishte ajo në kryeqytet ndërmjet Prishinës 01 dhe Liburnit, e cila në kohën e rregullt u mbyll baras 3:3, derisa pas penalltive në gjysmëfinale kaloi skuadra gjakovare (5:3).

Në ndeshjet e tjera u arritën kryesisht rezultate të pritura. Në gjysmëfinale do të takohen: BB Llapi – Liburni dhe Liqeni – Prishtina.

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku takimet e para luhen më 27 e 28 shkurt, derisa ato të kthimit më 8 e 9 mars.

Rezultatet
Liqeni – Peja F 2:0
Prishtina 01 – Liburni 3:3 (3:5 – pas penalltive)
Prishtina – Albaniku 5:0
Drenica T – BB Llapi 1:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat