Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Futboll

Babai i portierit Alisson Becker vdes tragjikisht në një liqen në Brazil

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 08:49
Alisson Becker

Babai i portierit të Liverpoolit, Alisson Becker, ka ndërruar jetë pasi u mbyt në një liqen në jug të Brazilit të mërkurën, konfirmojnë policia lokale.

Jose Becker kishte notuar në një digë afër shtëpisë së tij të pushimeve në Lavras do Sul, jo shumë larg nga qyteti Rincao do Inferno.

Sipas ESPN dhe Reuters, ai u shpall i zhdukur rreth orës 5 pasdite me kohën lokale të mërkurën dhe departamenti i zjarrfikësve u thirr si pjesë e kërkimit për 57-vjeçarin.

Autoritetet i thanë ESPN Brazil se ata kishin lokalizuar trupin në ora 11:59 pasdite dhe nuk kishte asnjë shenjë që dyshohej për vdekjen e tij.

Vdekja e babait të Alisson dhe vëllait të tij Muriel ka bërë që tifozët dhe disa klube të futbollit të shprehin ngushëllime.

“Është trishtim i madh që morëm lajmin për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të ish-portierëve tanë Alisson dhe Muriel”, ka shkruar klubi Internacional në Tëitter.

Mbështetësit e Liverpoolit, si dhe tifozët e klubeve të tjera, kanë shkruar gjithashtu ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat