Drenica shtang Feronikelin dhe një i skuqur! Ja si duket tabela

Futboll

Drenica shtang Feronikelin dhe një i skuqur! Ja si duket tabela

Nga: K.G. Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Drenica shtang Feronikelin dhe një i skuqur! Ja si duket tabela

Drenica këndellet më në fund, duke triumfuar me rezultat 3:1 në Drenas kundër Feronikelit.  

Skenderajasit fitojnë derbin e rajonit të Drenicës dhe importojnë pikë të plota në luftë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës. 

Për Drenicën shënuan Uka (18′ e 79’), Frashëri (45+3’) dhe për Feronikelin Simonovski (39’). 

Duhet theksuar se në minutën e 47-të, Uka godet por  shtylla shpëton “Niklin”.

Në fund të pjesës së parë Feronikeli mbetet me një futbollist me pak, karton i kuq për Bojkun. Drenica është në vend të nëntë me 23 pikë pas 21 jave në elitën e futbollit të Kosovës dhe Feronikeli i shtati me 24 sosh.

Superliga e Kosovës
Gjilani-Ballkani     1:1
Prishtina-Drita 2:0
Trepça '89-Llapi 1:0
Feronikeli-Drenica     1:3
Besa-Arbëria 0:3
Tabela
1. Ballkani    21    14    3    4    48:26    45
2. Drita    21    13    5    3    32:17    44
3. Prishtina    21    12    5    4    35:13    41
4. Gjilani    21    8    7    6    21:21    31
5. Trepça ’89    21    8    4    9    23:29    28
6. Arbëria    21    7    4    10    21:25    25
7. Feronikeli    21    5    9    7    24:21    24
8. Llapi    21    7    2    12    24:26    23
9. Drenica    21    6    5    10    15:29    23
10. Besa    21    1    4    16    13:49    7
Në javën e 22-të do të takohen: Arbëria-Feronikeli, Drenica-Gjilani, Drita-Besa, Llapi-Ballkani dhe Trepça '89-Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat