Ja 16 skuadra që vazhdojnë garën në Europa League

Futboll

Ja 16 skuadra që vazhdojnë garën në Europa League

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:28
Ja 16 skuadra që vazhdojnë garën në Europa League

Europa League sot fazën e parë me eliminim të këtij sezoni.

Në mbrëmje u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8-ave të garës.

Të tetë përballjet do të mësohen ditën e nesërme në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, ku do të hidhet shorti për raundin e radhës së Europa League.

Në këtë fazë, mund të ndodhin të gjitha përballjet, ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet.

Ndërkohë, ndeshjet e fazës së 1/8-ave të Europa League do të zhvillohen në dy data (11 dhe 18 mars).

16 skuadrat e kualifikuara janë:

AC Milan 
Ajax 
Arsenal 
Dinamo Zagreb 
Dynamo Kyiv 
Granada
Manchester United 
Molde
Olympiacos
Rangers
Roma 
Shakhtar Donetsk 
Slavia Praha 
Tottenham 
Villarreal 
Young Boys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat