Daja: Kemi mungesa, por nuk i ndiejmë

Futboll

Daja: Kemi mungesa, por nuk i ndiejmë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:05
Daja: Kemi mungesa, por nuk i ndiejmë

Ilir Daja foli para medieve në prag të sfidës me Laçin në kampion, i njëjti kundërshta me të cilin të kuqtë do të përplasen edhe në Kupë.

Laçit rival në Kupë, sikurse edhe në kampionat. Sa gjëra ndahen me këtë sfidë?

Le t’i marrim me radhë, më e rëndësishme është sfida e kampionatit. Atë të kupës do e trajtojmë më vonë, në momentin e duhur. Është një sfidë e vështirë, pasi edhe Laçi vjen me ndeshje radhazi të fituara, sikurse edhe ne. Jemi dy ekipe rivale edhe në klasifikim. Do të futemi në fushë duke e respektuar Laçin për çfarë ka bërë në këtë periudhë të kampionatit. Në fushë futemi për të fituar ndeshjen, por duhet trajtohet në disa elemente ndryshe.

Sfidë e skuadrave të momentit, ju vini nga rezultate pozitive dhe Laçi ka thyer gjithë rivalët …

Është e vërtetë, prandaj edhe koeficienti i vështirësisë është edhe më i madh. Të dyja skuadrat në aspektin psikologjik janë goxha mirë, entuziazmi është edhe në kampion tonë, por edhe Laçi ka një entuziazëm që ia jep momenti i mirë që po kalon. Nuk e kemi të plotë grupin, jo vetëm për formacionin, por edhe për ndërrimet që mund të bënin diferencën.

Dëmtimi Stenio Zhunior?

Përveç Juniorit, është edhe Murataj. Është edhe Asani që pardje, bashkë me një lojtar tjetër të cilin nuk po e prezantoj, pasi nuk e dimë nëse do të jetë i mundur për të startuar ndeshjen. Bëhen 3-4 mungesa të rëndësishme. Kemi një kontingjent që nuk i ndjejmë shumë mungesat. Në vazhdimësi mund të kemi probleme, pasi do të përshtatim lojtarë, nëse do të na duhet, në rolet e tyre jo natyrale.

Deri tani nuk keni eksperimentuar në modulin e lojës. Ndaj Laçit do të jetë njësoj?

Moduli i lojës është i njëjtë, por me kundërshtarë të ndryshëm ne kemi përdorur manovra të ndryshme. Ajo që është më e rëndësishme është manovra.

Mund të luash me një sulmues fals dhe mund të sulmosh me 5-6 në zonën e golit, ose mund të luash me tre sulmues dhe shkon me një ose me dy te zona e golit. Pra, më e rëndësishme është manovra. Sigurisht që kemi pasur kohë ta punojmë ndeshjen, por ajo që na ka nxjerrë probleme në 2-3 ditët e fundit, është mungesa e shtuar e Asanit dhe ndonjë lojtari tjetër. Shpresojmë që me kontingjentin që kemi, ta përballojmë këtë ndeshje me vështirësi goxha të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat