Prishtina kërkon fitore në ‘Riza Lushta’! Boshnjaku optimist

Futboll

Prishtina kërkon fitore në ‘Riza Lushta’! Boshnjaku optimist

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:18
Boshnjaku

Prishtina ka një ecuri të shkëlqyeshme në pranverë sikurse edhe Trepça ’89 nga Mitrovica. 

Dy skuadra nesër (13.00) do të ballafaqohen mes vete në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovica. 

Mitrovicasit besojnë në përparësinë e terrenit, ndërsa Prishtina në cilësinë që ka. 

Trajneri Shpëtim Idrizi me Trepçën ’89 kërkojnë pikët që të mbesin në Mitrovicë, ndërsa ai i Prishtinës, Zekirija Ramadani,  e ka më së të qartë rivalin dhe beson e shpreson se do të kthehen me pikë të plota.

Futbollisti i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, tha se duhet të vazhdojnë të fitojmë ndeshjet

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve.

Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku për faqen e FC Prishtinës.

Pas javës së 21-të në elitën e futbollit të Kosovës, Prishtina është në pozitën e tretë me 41 pikë dhe Trepça ’89 renditet i pesti me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat