Këto janë fjalët e para të Sampaolit pasi u bë trajner i Marseille

Futboll

Këto janë fjalët e para të Sampaolit pasi u bë trajner i Marseille

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 08:35
Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli

Ish-trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli tani është emëruar drejtues i skuadrës franceze, Marseille.

Pas protestive të tifozëve, skuadra e Marseille mbeti pa trajer, ku dhe tashmë vendosi për Jorge Sampaoli.

Argjentinasi deklaroi se Marseille është klub me pasion dhe ai do të bëjë që ata të luajnë futboll të fortë.

“Gjithë jetën time më kanë thënë që OM është një vend i veçantë për pasion. Që stadiumi Vélodrome ndizet kur skuadra luan aty”,tha ai.

“Marseille është një klub për të gjithë njerëzit. Ne nuk jemi këtu për tu fshehur, përkundrazi ne do të luajmë me pasion. Kur mora këtë ofertë, unë ëndërrova që do isha në gjendje të bëja festë në qytet”, tha Sampaoli.

“Në botë, ka vende për qetësi dhe ka vende dinamike. Thjesht kjo e fundit është ajo që unë dua dhe e pranova pa hezitim. Ky klub ka një shpirt dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne jemi gati”, përfundoi Jorge Sampaoli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat