Dortmund po monitoron yllin e skuadrës së Real Sociedad

Futboll

Dortmund po monitoron yllin e skuadrës së Real Sociedad

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Borussia Dortmund po mbajnë sytë te lojtari i tyre, Alex Isak, i cili është i huazuar në klubin spanjoll Real Sociedad.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, e ka pranuar se janë duke monitoruar lojtarin e tyre Alex Isak, të cilin mund ta blejnë përsëri në verë për 30 milion euro.

21 vjeçari u transferua te Real Sociedad në verën e vitit 2019, ku janë të përfshira edhe disa klauzola të tjera.

“Këtë sezon ai është bërë një titullar i rregullt (për Isak), dhe natyrisht që po e ndjekim, por jemi të lumtur që kemi Haaland”, u shpreh Zorc.

Isak është golashënuesi më i mirë i Real Sociedad deri më tani këtë sezon me 12 gola, dhe pavarësisht se ka një kontratë deri në 2024, klubi Bask po konsideron t’i japë atij një marrëveshje të përmirësuar në mënyrë që ta bëjë atë edhe më të lumtur se sa tashmë është në San Sebastian.

Presidenti i La Real, Jokin Aperribay dhe drejtori sportiv Roberto Olabe kanë deklaruar se Isak nuk po shkon askund, megjithëse ata do të duhet të mbajnë një sy në situatën e tij dhe të Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat