Beckenbaueri nuk do të ndiqet penalisht pavarësisht ryshfetit e korrupsionit

Futboll

Beckenbaueri nuk do të ndiqet penalisht pavarësisht ryshfetit e korrupsionit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:27
Franz Beckenbauer

Franz Beckenbauer nuk do të ndiqet penalisht pavarësisht se hetuesit e FIFA-s erdhën në përfundim se ai ka shkelur kodin e etikës në lidhje me ryshfet dhe korrupsion. 

75-vjeçari, i cili si lojtar e udhëhoqi Gjermaninë Perëndimore drejt triumfit në Kupën e Botës në vitin 1974 dhe si trajner në vitin 1990, u hetua nga FIFA nga viti 2016 në lidhje me pozitën e tij brenda komitetit organizativ për finalet e vitit 2006. 

U gjet se ai, bashkë me ish-presidentin e shoqatës gjermane të futbollit (DFB), Theo Zwanziger dhe Horst Schmidt, zëvendëspresidentin e komitetit organizativ të Kupës së Botës 2006, e kishin shkelur nenin 27 të kodit të etikës së FIFA-s në lidhje me një pagesë prej 10 milionë frangave zvicerane nga komiteti ose në emër të ish-presidentit të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Mohamed Bin Hammam. 

Sidoqoftë, dhoma gjykuese e komitetit të etikës së FIFA-s tani ka theksuar se periudha kohore për ndjekje penale ka skaduar në rastin e tre të përmendurve. 

Në rastin e Beckenbauerit, është thënë se afati i parashkrimit ka përfunduar në vitin 2012. 

Rasti kishte qenë po ashtu çështje gjyqësore në Zvicër, por afati i parashkrimit ka skaduar në vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat