Guardiola e konfirmon, ylli i Manchester Cityt transferohet tek Barcelona në fund të këtij sezoni!

Futboll

Guardiola e konfirmon, ylli i Manchester Cityt transferohet tek Barcelona në fund të këtij sezoni!

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:46
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar që mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do të largohet dhe me shumë gjasë do të transferohet në Barcelonë.

“Eric do të largohet në fund të sezonit. Ai do të luaj, mendoj tek Barcelona. Ai nuk është një lojtar i zakonshëm, ai top lojtar”, është shprehur Guardiola në konferencë për media.

Barcelona u mundua ta transferoj në janar Garcian, por City kërkonte 10 milionë euro. Ky çmim nuk ishte i përshtatshëm për katalunasit, pasi janë në krizë financiare.

Garcia në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë dhe Barcelona mund ta transferoj me kosto 0 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat