Vdes anëtari i ‘Dardanëve’, Berisha: Pusho i qetë Berat, Kosova nuk të harron

Futboll

Vdes anëtari i ‘Dardanëve’, Berisha: Pusho i qetë Berat, Kosova nuk të harron

Nga: K.Goca Më: 2 mars 2021 Në ora: 15:09
Berati në të majtë dhe Lulzim Berisha në të djathtë

Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, konfirmon lajmin e rëndë, vdes Berat Rexha, anëtar i “Dardanëve”. “Berati ka qenë anëtar i ‘Dardanëve’ nga Skocia”, mbështes i madh i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Ai sot në mëngjes ka ndërruar jetë”, tregon Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Berisha vdekjen e  tij e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në facebook: “Sot mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta e mikut tim të fëmijërisë Beratit.

Ndoshta kontakti e takimet ishin të rralla, Beratin çdo herë e takoja para ndeshjeve të Kosovës.

Pusho i qetë Berat, Kosova dhe Dardanët nuk do të harrojnë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat