Largimi i Artetas nga Arsenali nuk do të ndodhë, Barcelona mund të ëndërrojë

Futboll

Largimi i Artetas nga Arsenali nuk do të ndodhë, Barcelona mund të ëndërrojë

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:43
Mikel Arteta

Ditëve të fundit ka pasur raportime nga mediat spanjolle se Mikel Arteta po kërkohet në stolin e Barcelonës.

Në Barcelonë thashethemet kanë filluar për arsye se zgjedhjet presidenciale të klubit do të mbahen më 7 mars.

Megjithatë, raportime të tilla nuk duket të jenë të vërteta pasi menaxheri Arteta po mendon vetëm për qëndrimin në Arsenal.

Spanjolli është i lumtur në Arsenal dhe nuk do të largohet nga klubi, duke hedhur poshtë raportimet se Joan Laporta do ta sjellë atë në Camp Nou.

Gunners po luftojnë për Ligën e Evropës këtë sezon, pasi janë për momentin janë të pozicionuar në vendin e 10-të në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat