United synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit

Futboll

United synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 13:23
United synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit

Dean Henderson u rikthye këtë edicion te Manchester United pas dy viteve fantastike të kaluara tek Sheffield United.

Portieri i talentuar anglez kaloi formë të shkëlqyer te Sheffield dhe u rikthye në Old Traford, pasi tek ajo skuadër ishte i huazuar nga United.

Por rikthimi në Old Traford nuk ka qenë më i miri, pasi Henderson nuk është një titullar i padiskutushëm tek Djajtë e Kuq, pasi si numri një shihet David de Gea.

Megjithatë anglezi ka mbrojtur këtë edicion në 14 takime, por drejtuesit e klubit anglez më shumë i besojnë spanjollit De Gea.

Henderson po mendon largimin nga United në verën e vitit 2021, pasi dy klube të mëdha janë vënë pas tij.

The Sun ka raportuar se Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund janë duke monitoruar situatën e anglezit te United.

Djajtë e Kuq mund ta lejojnë largimin e yllit të tyre, por duan që ta përfshijnë një klauzolë që do të mund ta rikthenin atë pas dy viteve në Manchester.

Gjithsesi United synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e 23-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat