Fadil Vokrri dhe këngëtarja e famshme kroate, kur dridhen Prishtinën

Futboll

Fadil Vokrri dhe këngëtarja e famshme kroate, kur dridhen Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:32
Fadil Vokrri dhe këngëtarja e famshme kroate, kur dridhen Prishtinën

Fotografi që shkakton emocione të pafundme. I papërsëritshmi Fadil Vokrri dhe këngëtarja e famshme kroate, Tereza Kesovija, me 30 qershor të vitit 1985, dridhen stadiumin e Prishtinës, që ishin mbi 35 mijë shikues, jehonte kënga e famshme: “Besa- besë...”! 

Prishtina brilante e kapitenit Fadil Vokrri, e kishin mposhtur me rezultat 3:1 Dinamon e Vinkovcit, në takimin e javës së 34-të (të fundit) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. 

Më shumë se festë,  atmosferë braziliane, në anën tjetër festë në tribuna, në krahun tjetër trajneri i madh kroat Mirosllav Çiro Bllazheviq, shkrihej nga atmosfera, me lojtarët e Prishtinës, kremtonin fitoren më të ëmblën në kampionat. 

Kapiteni Fadil Vokrri me shokë, ishin ata që e bënin lojën e madhe dhe për të gjithë ata që ishin në stadium, dukej loja sikur 5 minuta!  

Këngëtarja e famshme kroate, e mahnitur nga atmosfera brilante, saqë edhe ajo ndihej e drithëruar, nga një atmosferë e paparë për të dhe i dukej vetja se është në stadiumet latinoamerikane dhe para një ekipit fantastik siç ishte Prishtina e legjendës Fadil Vokrri.

I papërsëritshmi Vokrri, ndërroi jetë me 9 qershor të vitit 2018, por veprat e tij nuk do të vdesin kurrë. Fotografia u morë në profilin e gazetarit Enver Hyseni nga Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat